Ushtrimet Aerobike Me Te Mirat Per Ta Shkrir Dhjamin E Barkut

Publié le par dobesohu

Hulumtimet tregojnë se ushtrimet aerobike janë më të mira se ushtrimet rezistencë nëse dëshiron të largosh dhjamin e barkut që përmban kërcënim serioz ndaj shëndetit tuaj.
Rezultatet e një studimi tetë-mujor të publikuar në American Journal of Philosophy, tregojnë se ushtrimet aerobike janë më të mira se rezistencë trajnimi (si peshëngritja) për të larguar dhjamin e barkut.

Sipas USAToday.com, hulumtuesit kanë shikuar se si këto dy lloje të ushtrimeve ndikonin në dhjamin e mëlçisë dhe at viskeral, dhjam i cili ndodhet thellë brenda abdomenit dhe mbulon hapësirën mes organeve të brendshme. Ky lloj i dhjamit është i lidhur me rritje të rrezikut për sëmundjen e zemrës, diabeti dhe disa lloje të kancerit.

Ushtrimet aerobike mesatarisht shkrinin 67 përqind më shumë kalori se sa rezistencë trajnimi, dhe dukshëm zvogëlonin dhjamin e barkut dhe rreziqet shëndetësore të lidhura me të.

‘Ushtrimet Rezistencë janë të mira për shtimin e fuqisë dhe rritjen e masës trupore’ thotë autori udhëheqës dhe fiziologu Cris Slentz nga Duke Universiteti. “Por nëse je mbipeshë, diçka që dy e treta e popullatës janë, dhe dëshiron të largosh dhjamin e barkut, ushtrimet aerobike janë zgjedhje më e mirë për shkak se kështu ju digjni më shumë kalori.”

Pra, dëshiron të largosh dhjamin e barkut, atëherë dil vrapo. 

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article