Dieta me sallatë

Publié le par dobesohu

Po vjen pranvera dhe bashke me te dhe deshira per shume fruta dhe perime! Prandaj dieta qe kemi zgjedhur per ju ka si baze sallaten. Kjo diete do t’ju jape shume energji, perimet e fresketa dhe frutat permbajne ne fakt shume minerale dhe vitamina. Sallata permban pak kalori, prandaj mund te hani racione me te medha. Natyrisht qe edhe me kete diete eshte e rendesishme te pish shume uje (edhe kafe e çaj do te ishte shume mire, por ne doza te kufizuara). Kujtohuni ta perdorni kete diete vetem per periudha te shkurtra kohore.

Mengjesi

Sallate frutash

Qeroni gjysem papaje (frut ekzotik me fara) (200gr)

Pastrojeni nga farat dhe priteni ne copa te vogla

Qeroni 100gr kivi dhe priteni ne feta

Perziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml leng portokalli

Rreth 150 kalori

Paraditja:
Sallate me kastraveca

Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa

Pritini ne copa dhe perziejini

Shtoni disa gjethe çikore

Aromatizojeni me nje luge te vogel majoneze dhe nje luge te vogel me ereza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallate me domate dhe kerpudha

Lani 250 gr domate, nje qepe, 100 gr kerpudha, 30 gr sallate jeshile

Shtoni 30 gr proshute te pjekur te ndare ne kubike te vegjel

Aromatizojeni sallaten me nje luge te vogel majoneze dhe me ereza

Rreth 200kalori

Pasditja

Sallate papaje

Prisni 200 gr papaje ne kubike te vegjel dhe sherbejini mbi nje shtrese gjethesh sallate. Perzieni 50 grkos me pak leng limoni dhe shtojani papajes.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallate specash dhe selinoje

Lani nje spec te kuq (150 gre), 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet ne feta dhe shtoni 40 gr djathe dhe 50 gr bizele.

Aromatizojeni sallaten me pak majoneze dhe me ereza

Rreth 200 kalori.

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article