Dieta me molle

Publié le par dobesohu

Frazeologjia angleze e pershkruan kete frut keshtu: “Nje molle ne dite, i thote mjekut ik”, qe do te thote se efektet e saj jane te shumta dhe mjaft kurative. Ne baze te nje studimi qe ka bere studioja e njohur e dietave “San Xhorxh” ne Londer, vihet re se mes 50 personave te cilet kane mbajtur diete me fruta, ata qe kane perdorur mollen si diete kane mundur te humbasin disa kilograme brenda dhjete diteve, pa demtuar organizmin. Studiuesit tregojne se ne shumicen e rasteve aplikimi i dietave behet shkak per prishjen e regjimit te shendetit tone, duke pasur efekte negative mbi shendetin. Nderkohe qe me mollen nuk ndodh keshtu. Me te gjitha vlerat ushqyese qe ka fruti i molles, ai arrin qe te mbaje trupin ne nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamerat e teperta. Flavonoidi, arrin te fute ne aksion fibrat e trupit tone, pa demtuar organizmin, nderkohe qe aksioni do te ndihmohet nga vitamina C, e cila ben te mundur djegien e te gjitha lendeve te demshme qe gjenden ne trup dhe shkaktojne mbipeshen, siç eshte kolesteroli dhe disa oksidante te tjere, te cilet behen shkak per plakjen e parakohshme. Ne 100 grame molle do te gjejme 40 kalori, 10 grame sheqerna, potas, nderkohe qe ajo permban njekohesisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina B1, e cila gjendet me shumice te molla, te ndihmon te heqesh lodhjen, nervozizmim si dhe mungesen e oreksit, ndersa vitamina B2 i mbron muskujt e gojes, riforcon floket dhe shmang rudhat, ndersa acidi nitrik dhe ai malik bejne te mundur shkrirjen e ushqimeve te renda ne stomak, ne menyre qe te mos e lodhin ate, ndersa vitamina C sherben per te dezinfektuar te gjithe organizmin dhe veçanerisht aparatin e te ushqyerit si dhe arrin te djege te gjitha mikrobet e ndryshme qe gjenden pergjate saj.

Si ta fillojme?

Ne darke sugjerohet qe te shkojme per te fjetur duke pire fillimisht nje gote me leng molle. Kujdes nese lengu qe pini eshte qind per qind leng molle, ne menyre qe edhe dieta te arrihet plotesisht. Nderkohe qe ne mengjes e nisim diten serish me nje leng molle te fresket. Rreth ores njembedhjete fillojme dhe qerojme nje kokerr molle, pasi ta presim ne feta e vendosim ne nje pjate dhe me pas derdhim mbi te pak leng limoni. Efekti i kurativ eshte shume i madh, nderkohe qe arrin te mbaje ne nivele te pranueshme edhe lekuren e fytyres. Gjate paradites sugjerohet ngrenia e gjysmes se kokrres se molles, nderkohe qe orari tjeter i fillimit te dietes eshte ai i pasdites, rreth ores kater ose pese. Duhet te kemi parasysh qe limiti midis periudhes se pare dhe asaj te dyte, te mos jete me shume se pese ore. Pra nese kemi ngrene gjysmen e molles ne oren 11, gjysmen tjeter duhet ta hame pas pese oresh, pra ne oren kater te pasdites. Nderkohe qe ne mbremje nese deshironi, mund te jeni tolerante, duke ngrene nje darke te lehte, por mos harroni se nese do te hame ushqime gjate dietes, efektet do t’i shihni me vonese. Nderkohe qe mos harroni keshillen qe ju kemi dhene ne fillim para se te shkoni per te fjetur; serish nje gote me leng molle, ne menyre qe te kompletoni dieten e dites suaj. Nese vazhdoni keshtu per dhjete dite, atehere do te shihni se do te humbisni pothuajse nje kilogram ne dite dhe ne rast se nuk i qendroni asaj besnik, atehere serish do te shihni se do te keni humbur disa nga kilet tuaja te teperta. Nderkohe qe brenda dietes se sugjeruar, ju sugjerojme qe ta kompletoni ate me ane te nje maske. Pasdite per te gjitha ata persona qe e shohin se po i shtohen rudhat e fytyres, mund te perdorin nje maske, e cila perbehet nga feta te holla molle si dhe nje gote qumesht. E mbajme ate per 45 minuta dhe me pas e pastrojme me uje te ftohte, ne menyre qe te aroma e molles te mbetet per nje kohe te gjate ne epidermen e lekures, duke sherbyer si nje tonik perfekt i saj.

Mollet qe mund te na hyjne ne pune

Mos harroni se ne treg gjenden shume lloje mollesh. Mendoni se 7 mije varietete kultivohen ne te gjithe boten, te gjitha me aroma, ngjyra dhe madhesi te ndryshme, qe do te thote se efektet nuk jane njesoj. Nder me te zakonshmet dhe qe ka me shume efekt, jane mollet renete, limonelat dhe te famshmet Granny Smith. E para ka efekt vertet te madh, nese do te perdoret ne dieten e sugjeruar. Origjina e molles si frut, vjen nga vendet e Azise Qendrore dhe asaj Perendimore, i cili kultivohet prej shekujsh ne te gjithe boten. Mollet me te mira per dieten tone jane ato me ngjyre te gjelber, kjo per faktin se ato permbajne shume sode dhe menjehere sapo hyjne ne organizem hyjne ne veprim te menjehershem me acidet e tjera te trupit. Kujdes, mos i vendosni mollet ne nje vend me frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon nje gaz natyral qe eshte etileni, se bashku me bananet dhe pjeprin, qe mund te prishe edhe ushqimet e tjera qe gjenden aty. Mollet jane shume te pasura me fibra dhe ndihmojne per te mbajtur ne nivelin baze kolesterolin si dhe parandalojne kancerin. Me ane te nje molle ne dite, ne sigurojme 20 per qind te fibrave te nevojshme ne nje dite, po kaq kalori dhe yndyrna, me perjashtim te kolesterolit. Ne rast se nuk doni t’i hiqni molles lekuren, pastrojeni ate me leng limoni, portokalli ose ananasi, ne menyre qe efekti i dietes se sugjeruar te jete sa me i plote dhe i efektshem.

Efektet e molles

Ne 100 grame molle do te gjejme :
40 kalori
10 grame sheqerna
Potas
Vitamina B dhe C,
Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e molles
-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesen e oreksit
-Vitamina B2, forcon muskujt e gojes, riforcon floket dhe shmang rudhat
-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijne ushqimet e renda ne stomak
-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e te ushqyerit

diet-apple

Commenter cet article